Showtime

‘Shpallni ditë zie për gratë e vrara’, reagim i ashpër nga këngëtarja Dafina Zeqiri

04/16/2024 14:24
nga:N K

Vrasja e dy grave brenda një jave në Kosovë ka nxitur reagim të madh në Kosovë.

Derisa 21 vjeçarja nga Ferizaj u vra nga ish-bashkëshorti të premten e kaluar, sot ka ndodhu edhe një vrasje në Pejë ku burri ka vrarë gruan e tij.

Këto vrasje kanë nxitur reagim të ashpër edhe të këngëtares se njohur kosovare, Dafina Zeqiri.

Ajo ka kërkuar që të shpallet ditë zie për vrasjen e grave në Kosovë.

‘Shpallni ditë zie për gratë e vrara’, ka shkruar në reagimin e saj këngëtarja Dafina Zeqiri.