Lajme

Shpallet në kërkim bashkëshorti i 30-vjeçares së huaj që u gjet e vdekur në Tiranë

02/27/2025 15:20
nga:G B

Një 30-vjeçare, shtetase e huaj, është gjetur pa shenja jete sot në banesën e saj që e kishte marrë me qera në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.

A2 CNN mëson se autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e vajzës, pasi dyshojnë se ai mund të jetë autor i vrasjes, në trupin e viktimës janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Sipas burimeve e reja jetonte në shtëpinë e marrë me qira përmes platformës Airbnb, me bashkëshortin e saj, i cili është po ashtu shtetas i huaj.

A2 CNN mëson se çifti kishin 7 ditë që kishin ardhur në Shqipëri, por nuk dihet arsyeja përse ndodheshin. Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira.