Sporti

Shotani i gëzohet fitores së Drenicës: Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme

09/15/2022 17:07
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka arritur një fitore të madhe ndaj rivalit direkt, Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Skenderaj ka triumfuar me rezultat 1 me 2. Bintosuka dhe Vojvoda shënuan për mysafirët, kurse Otto John shënoi për Dukagjinin, që tashmë është në krizë edhe më të madhe

Shumë i kënaqur me fitoren ishte trajneri i Drenicës, Bekim Shotani.

“Para së gjithash, po vijmë nga një ndeshje shumë e vështirë psikologjike, sepse u mposhtëm thellë nga Trepça 89. Na duhej shumë punë gjatë javës në aspektin psikologjik. Ne hymë më shumë vullnet në ndeshje dhe arritëm ta fitonim atë. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, ku arritëm të shënonim edhe dy gola të tjerë. Është shumë e rëndësishme që e fituam këtë ndeshje dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, tha ai.