Prishtina ka pësuar disfatë në “Fadil Vokrri”, nga Drenica me rezultat 0-1.
Drenica e shënoi golin e fitores me anë të Veliqit në minutën e dytë të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas përfundimit të takimit ka folur trajneri i Drenicës, Bekim Shotani për “Art Sport“.
“Dy ndeshjet e fundit ishin të vështira dhe nuk i kemi arrit objektiva, ishte e vështirë në aspektin psikologjik të përballemi me këtë ndeshje. Ne shquhemi me kundërsulme të rrezikshme, patëm fatin e madh që kaluam në epërsi shpejt, i kryem detyrat defanzive me sukses, duke mos rënë në presionin e kundërshtarit”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


