Showtime

Shota-Xhulit: I ke pasur pretendimet për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim të miellit

03/21/2023 08:06
nga:G B

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Xhuli Nura kanë pasur një përplasje tjetër në Big Brother VIP Kosova.

Ato kanë debatuar për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, ku vazhdimisht janë zënë njëra me tjetrën.

Shota u shpreh e lumtur që miku i saj, reperi Stresi, e fitoi Big Brother-in në finalen e madhe dhe jo Xhuli.

Madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.

“Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i ka thënë Shota-Xhulit.

Me këtë ajo iu referuar faktit që Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me komapninë e miellit “M&Sillosi”, për t’u bërë imazh i promovimit të produkteve të tyre.