Showtime

Shota: Të pasurit janë “ciciashë”, të varfrit të japin dhe shpirtin

12/08/2022 16:56
nga:G B

Banorët e “BBVK”, sot kanë zhvilluar një bisedë për dy kategoritë e njerzve.

Bëhet fjalë për njerëzit që qëndrojnë mirë ekonomikisht dhe atyre që janë të varfër.

Një mendim lidhur me këtë e ka dhënë Shota teksa ka qëndruar e shtrirë në krahët e Andit.

“Këta që kanë shumë para, janë shumë ‘ciciasha’, nuk e di pse e kam këtë mendim”, ka thënë ajo.

“E nëpër fshatra ka njerëz që janë të varfër, shpirtin ta qesin në tavolinë, ata nuk kanë mundësi me të ble, por të qesin flija, të bëjnë pitë, të gjitha gjërat që i kanë në shtëpi t’i qesin përpara”, ka shtuar Shota.