Showtime

Shota – sonte, një prej banorëve do ta nominojë, e një tjetër do ta shpëtojë nga nominimi

01/06/2023 21:51
nga:G B

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime, ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu do të futet brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Këtë e konfirmoi “Vëllai i Madh”, i cili kishte një porosi për Shotën.

“Shota, sonte ti do të kesh kohën tënde për tu sqaruar me disa prej banorëve që janë brenda shtëpisë. Në dhomën e sekreteve ke të drejt të takosh katër nga ta. Në përballje me nga një minutë me secilin, në fund të mbetet ty që të marrësh dy vendime”, thuhej në njoftimin e “Vëllait të Madh” për Shotën.

“Sonte, njërin nga ta që do ta takosh e dërgon automatikisht në nominim, kurse tjetrin e shpëton nga nominimi duke i dhënë imunitet”, u tha tutje.

Ndiqeni spektaklin në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube.