Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video, ku ka paraqitur automjetin më të ri ushtarak të prodhuar në Shqipëri, i quajtur “Shota”.
Rama shkruan se Shota është automjeti i parë i blinduar ushtarak “Made in Albania”.
Teksa ka lavdëruar punën e krijuar nga ekipi i vajzave, të udhëhequr nga Arjeta Puca.
“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në Facebook.