Showtime

“Shota dhe Xhuli janë më të rrezikuarat”, thotë Stresi duke folur për nominimet

12/20/2022 18:30
nga:G B

Gjatë një bisede në mes të Getinjos, Lugatit dhe Stresit – temë diskutimi ishin nominimet e kësaj jave.

Lugati ka thënë se mbrëmë nuk i kishte ndjenjat nën kontroll kur po bëheshin nominimet, ndërsa Getinjo ia ka kthyer duke thënë se një situatë e tillë është e kuptueshme, pasi që mund edhe të eliminohet.

Por, njëjtë nuk mendon edhe Stresi, pasi që sipas tij më të rrezikuarat nga nominimet janë vajzat, Shota dhe Xhuli.

“Mendoj që më të rrezikuarat e kësaj jave janë Shota dhe Xhuli. Të mos ju duket habi, se Shota ia huq pak. Duhet me qenë pak më e kujdesshme, i duhet pak më shumë koncentrim”, ka thënë ai.