Gjigantët e PSG’së, kishin një nga merkatot më të mira në historinë e lojës, duke transfefuar Messin, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Gini Wijnaldum si transferime falas.
PSG me gjithë këto super transferime ka vetëm një synim, atë të triumfit në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Me shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që do të mbahet këtë javë me 26 gusht, këtu janë kundërshtarët e mundshëm që tifozët e PSG duhet të kenë kujdes nga vazot 1 deri në vazon e katërt.
Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Bayern Munich, Inter Milan, Lille, Sporting Libson, Manchester City
PSG nuk mund të përballet me Lille, pasi rregullat e UEFA-s thonë se dy skuadra nga e njëjta ligë nuk mund të përballen me njëra -tjetrën në këtë fazë.
Kjo do të thotë që PSG do të përballet me një nga Chelsea, Villarreal, Man City, Bayern, Inter ose Sporting.
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund
PSG është vendosur në vazon 2, kështu që nuk do të përballet me asnjë nga shtatë skuadrat e tjera.
Vazo 3: FC Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit, Besiktas, Dynamo Kyiv.
Me një skuadër ende për t’u konfirmuar, PSG mund të përballet me secilën nga skuadrat e vazos 3.
Vazo 4: Club Brugge, Marseille, Young Boys/Ferencvaros, AC Milan, Ludogorets/Malmo, Wolfsburg.
PSG nuk mund të luajë kundër Marseille, kështu që do të përballet me një nga Club Brugge, Young Boys/Ferencvaros, AC Milan, Ludogorets/Malmo, Wolfsburg ose një nga dy skuadrat ende të pakonfirmuara.
/GazetaBlic Sport


