Milan ka avancuar tutje në Champions League pas fitores 4-0 ndaj Salzburgut në xhiron e fundit të grupeve dhe tashmë po pret ta mësojë kundërshtarin e fazës së eliminimit.
Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i Champions Leagues, ku edhe skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Këtu janë kundërshtarët e mundshëm të Milanit në 16-ën e fundit.
- Bayern Munich
- Liverpool
- Porto
- Tottenham
- Real Madrid
- Manchester City
- Benfica
/GazetaBlic Sport


