Është tërhequr shorti i fazës së tetës së Kupës së Kosovës në Futboll.
Kampioni aktual, KF Llapi do të luajë ndaj Ferizajit, teksa Drita do të ballafaqohet me Fushë Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Përballje interesante do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Drenicës, teksa Gjilani luan ndaj Dukagjinit.
Këto janë çiftet e plota:
Prishtina – Drenica
Fushë Kosova – Drita
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
2 Korriku – Ramiz Sadiku.
/GazetaBlic Sport


