Sporti

Shorti i Champions League, Ballkani mund të përballet me Malmon në rast se e kalon skuadrën lituaneze

06/15/2022 12:29
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Zalgiris nga Lituania, shkruan GazetaBlic Sport.

Nëse Ballkani ia del të fitojë ndaj Zalgiris, në turin e dytë do të duhet të përballet me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve, pra fituesin mes La Fiorita/ Inter Escaldes/ Levadia/ Vikingur Reykjavik.

Do të ishte një super përballje ajo ndaj Malos së Suedisë.