Sporti

Short shumë i vështirë për Prishtinën në Ligën e Kampionëve, përballet me kampionin e shtetit evropian

06/15/2021 13:21
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina e cila është shpallur kampione e Superligës, në raundin e parë kualifikues do të mund të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi, vetëm në rast se kalon parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Bardhekaltërit me 22 qeshor do t’i nisin parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të luajnë ndaj Folgore. Kurse në finale e pret fituesin HB – Inter, nëse kryqytetasit i fitojnë takimin gjysmëfinal dhe atë final, atëherë do të luaj në raundin kualifikues.

Kujtojmë që tek skuadra hungareze luan edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni. Ai ësjtë edhe futbollisti më i shtrenjtë tek kjo skuadër.

/GazetaBlic Sport/