Skuadra e Tiranës ishte tejet e pafat në shortin e Conference League.
Nëse ekipi bardheblu kalon raundin e parë ndaj Dinamo Batumit, atëherë në raundin e dytë do të përballet me gjigantët turk, Besiktas, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“Shorti i orës 13:00 i hedhur sot në Nyon të Zvicrës njeh klubin me rivalin e përballjes së turit të dytë në rast kualifikimi përballë FC Dinamo Batumi. Goglat vendosën që ekipi të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Beşiktaş J.K. në ndeshjen e parë të këtij raundi”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


