Lajme

Shoqërohet në stacionin policor 56-vjeçarja që e fotografoi votën në Elbasan

05/11/2025 11:12
nga:G B

Një 56-vjeçare nga Elbasani është shoqëruar në stacionin e policisë, pasi e kishte fotografuar votën e saj.

Policia e Shtetit për mediat atje kishte thënë se rastin në fjalë e ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”.

“Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”.

“Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht”, u tha në njoftimin e policisë, sipas Tvklan.