Është shoqëruar në polici një person në Podujevë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.