Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës, është angazhuar në një operacion për gjetjen e Beqir Malokaj, 67 vjeçar, i raportuar si i zhdukur.
Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që prej 48 orësh.
“Shoqata po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.


