Shoqata e Prodhuesve në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ngreh ALARMIN për EKONOMINË!
ZRrE po rrezikon prodhimin vendor, punësimin dhe tregjet evropiane!
MJAFT ME KËRCËNIME DHE DËMTIME NDAJ BIZNESEVE!
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje të qartë dhe të vendosur ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e detyruar në tregun e lirë të energjisë, i cili ka shkaktuar tronditje serioze në sektorin privat dhe në ekonominë e vendit.
Ky vendim:
• ⚠️ Dëmton rëndë konkurrencën, duke krijuar pabarazi mes bizneseve;
• Po Rrezikon prodhimin vendor – themelin e eksportit dhe punësimit në Kosovë;
• Po Rrit barrën financiare për ndërmarrjet, duke i shtyrë drejt falimentimit të heshtur;
•Kompromenton qasjen në tregjet e BE-së, për shkak të rritjes së kostos së prodhimit.
⚖️ Vendimi i fundit i Gjykatës Komerciale është i qartë dhe detyrues:
• Veprimet e ZRrE-së janë në kundërshtim me ligjin;
• Konfirmohen shqetësimet e ngritura vazhdimisht nga LBK;
• Theksohet domosdoshmëria për mbrojtjen e interesit ekonomik të vendit dhe respektimin e sektorit privat, i cili është gjenerator i të ardhurave, investimeve dhe vendeve të punës.
LBK paralajmëroi me kohë:
Mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po çon ekonominë drejt një krize të thellë. Sot, kjo po ndodh para syve tanë.
🔊 KËRKESA JONË ËSHTË E QARTË:
ZRrE – është koha të veproni me përgjegjësi.
➡️ Shfuqizoni vendimin plotësisht.
Për hir të prodhimit vendor, zhvillimit ekonomik, stabilitetit social dhe interesit kombëtar, ky vendim i dëmshëm duhet të pezullohet menjëherë!
Nuk është dobësi të tërhiqesh nga një vendim i gabuar.
Dobësi është të vazhdosh të shkatërrosh ekonominë ndërsa dëmet bëhen të pariparueshme.
Në emër të sektorit prodhues dhe privat, i bëjmë thirrje:
• ZRrE-së: Pezullojeni menjëherë këtë vendim të gabuar;
• Qeverisë dhe institucioneve shtetërore: Uluni urgjentisht me komunitetin e biznesit për të gjetur një zgjidhje reale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Ekonomia po shkatërrohet. Nesër mund të jetë vonë. Veproni sot!


