Shoqata e Arrës dhe Lajthisë inkurajon dhe bënë thirrje Ministrinë e Bujqësisë dhe institucioneve të Kosovës që të publikoj sa më parë thirrjen për pagesat direkte për vitin 2022, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tregohet se kjo thirrje u bë në mënyrë që prodhimi i produketeve bujqësore mos të mbeten mbrapa në këtë kohë krize globale.
POSTIMI I PLOTË:
HIRRJE PËR REALIZIM TË PAGESAVE DIREKTE 2022
Shoqata e Arrës dhe Lajthisë inkurajon dhe bënë thirrje Ministrinë e Bujqësisë dhe institucioneve të Kosovës që të publikoj sa më parë thirrjen për pagesat direkte (subvencionet) për vitin 2022 në mënyrë që prodhimi i produketeve bujqësore mos të mbeten mbrapa në këtë kohë krize globale me inflacion dhe çmime shumë të larta të importit.
Vonesat në publikim të thirrjes dhe realizim të pagesave rrezikojnë direkt sezonën e bujqësisë ndërsa, sic është cekur disa herë, punët kryesore në bujqësi ndërmiren nga fermerët në fillim të pranverës, andaj çdo lloj vonese në pagesa nga institucionet ndikon negativisht në mbarëvajtjen e punëimeve të domosdoshme në bujqësi.
Thirrjet për Pagesa Direkte dhe Grante duhet të publikohen gjatë çdo fillimviti, gjatë janarit apo shkurtit, në mënyrë që të gjitha procedurat administrative të përfundojnë nga ministra dhe pagesat të realizohen gjatë muajit mars apo më së largu prill.


