Lajme

Shokuese: Rrugët mbushen me kufoma, ukrainasit vriten nga forcat ruse gjatë tërheqjes

04/03/2022 00:10
nga:Gazeta Blic

Mediumi NEXTA, i njohur për raportim në luftën e Ukrainës, ka publikuar disa pamje të rënda.

Fotografitë e publikuara janë të qytetarëve të vrarë ukrainas në Bucha, një qytet afër Kievit, transmeton Express.

Gjatë tërheqjes, forcat ruse kanë shtënë mbi civilët e pafajshëm. Rrugët janë mbushur me të vdekur.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në rrugët e qytetit, janë evidentuar të paktën 20 trupa, dhe njëri prej tyre ka pasur duart e lidhura.