Lajme

Shokuese: Dyshohet se motra e ngufati me jastëk motrën në Fushë Kosovë

05/09/2021 14:45
nga:Gazeta Blic

Një 33 vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës ka mbetur e vdekur në mesditën e së dielës.

Burime të besueshme të Express brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e madhe.

Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarë të tjerë të familjes dyshohet se kanë probleme mendore.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ka elemente të vdekhes së dhinshme, por rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.