Lajme

“Shokët s’më ftonin në ditëlindje”, “Në semi-maturë s’ma kapnin dorën”- Rrëfimi i 30 vjeçarit nga komuniteti egjiptian që u përball me bullizimin!

07/03/2024 13:52
nga:Y I

“Në shkollën fillore shokët nuk më ftonin për ditëlindje dhe në semi-maturë një pjesë e tyre nuk ma kapte dorën”

Kështu thotë në rrëfimin e tij për “Gazeta Blic” 30 vjeçari nga Rahoveci i cili vjen nga komuniteti egjiptian (emër i nujohur për redaksinë) në kushte anonimiteti.

Ai tregon se si ishte bullizuar në fëmijëri në vazhdimësi nga bashkëmoshatarët e tij.

I njëjti tregon, se edhe pse më vonë u shkollua, sërish u përball me vështirësi për punësim vetëm pse i përkiste komuniteteve.

“Nga klasa e parë deri në klasën e dytë, dy vitet e para i kam mbaruar në Prizren ndërsa nga klasa e tretë deri në të nëntën e kam kry në fshat. Gjatë asaj kohe jam përballur me çështje të dallueshmërisë. Në festën e Semimaturës nxënësit nuk donin të ma kapnin dorën, aty e kam ndje veten pak keq. Mirëpo aty e kam marrë motivin me vazhdu shkollimin. Edhe për punësim deri tani kam qenë shumë keq, 7-8 vite jam përball me idiotizma të shumta, i kam plotësuar të gjitha kriteret me meritokraci të plotë dhe kanë tentuar me fut në punë një pjestar nga komuniteti serb. Tani pas 8 vitesh e kam gjet një ven pune të mirë por jam përball me vështirësi shumë”

Ai tregon momentin kur është ndjerë më keq gjatë jetës së tij.

“Në shkollën fillore kur shokët kishin ditëlindje nuk mua nuk më ftonin, ai ka qenë rasti më i keq, dhe për Semimaturë një pjesë e tyre nuk donte të ma kapte dorën. Sot ata që janë mundu me më bullizu, ata askund nuk kanë mbet, enden nëpër rrugë dhe unë sot kam përfundu studimet e larta dhe gëzoj një vend pune.Edhe prej atyre që deri dje nuk kam gëzu respekt, sot gëzoj respekt.”

Ndërsa për mësuesit ai shprehet se i kanë qëndruar gjithmonë afër.

“Sa herë kam pas probleme, rrahje apo gjëra të tilla kanë qenë gjithmonë mësuesit që më kanë përkrah shumë. Ka qenë sidomos një mësuese që burrin ja kanë mbyt në luftë por me atë familje kemi patur raporte shumë të mira dhe ajo gjithmonë iu ka dhënë edukatë që të jemi njerëz, duhet me respektu njëri-tjetrin”.

30 vjeçari tashmë me një shkollim superiore dhe me një punë të sigurtë ka një mesash për të gjithë ata që sot përballem me fenomenin e bullizimit.

“Mesazhi im është që mos të ndalemi drejt ëndrrave tona, të luftojmë për to dhe nëse dështojmë prej dështimit duhet me mësu dhe mos me heq dorë” deklaroi 30 vjeçari në rrëfimin e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

VIDEO: