Sporti

Shokët e skuadrës i dalin kundër, futbollistët e Bayernit të pakënaqur me sjelljen e Lewandowskit

06/23/2022 17:07
nga:Mergim Rreci

Telenovela për të ardhmen e Robert Lewandowskit po i lodh lojtarët e skuadrës bavareze.

Sipas The Athletic, nuk janë vetëm drejtuesit e klubit që janë të pakënaqur që sulmuesi po mendon të të largohet, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët po lodhen nga përplasjet mes dy palëve dhe tashmë janë shumë të pakënaur me gjendjen.

Disa lojtarë nuk i kuptojnë deklaratat e Lewandowskit në javët e fundit, ku ai ishte shumë i qartë në dëshirën e tij për t’u larguar. Ata nuk e kuptojnë pse sulmuesi sillet në këtë mënyrë, pasi pikërisht te Bayerni arriti statusin që ka.

Lojtarët konsiderojnë se Lewandowski po tregohet egoist dhe mendon vetëm për interesat e tij dhe jo se si po ndikon në skuadër.

/GazetaBlic Sport/