Lajme

“Shokët e afërt duhesh me i mbrojtë”: Muja s’tregon nëse Kurti e falënderoi për ndërhyrjen në Kuvend

07/20/2023 14:08
nga:N M

Armend Muja, deputet i VV-së, është pyetur nga gazeta Periskopi në lidhje me intervenimin e tij gjatë përleshjes në Kuvendin e Kosovës, ku Muja shihet teksa e mbronë kryeministrin Albin Kurti.

Muja ka thënë se ndërhyrja e tij për t’i ndarë pushtetin dhe opozitën, nuk është heroizëm, por protokol bazë që mësohet nga familja.

“Unë e pashë që ka tipizime të ndryshme. Ai është protokol bazë që ne e mësojmë edhe nga familja dhe shkolla në situatë të dilla filon me i nda njerëzit. Normalisht shokët e afërt duhet me i mbrotjë. Këtë e mësojmë nga familja, nuk është heroizëm.” – tha fillimisht Muja.

Periskopi e ka pyetur Mujën edhe nëse Kurti e ka falënderuar atë për ndërhyrjen në Kuvend, por deputeti i VV-së e ka shmangur përgjigjen direkte.

Behgjet Pacolli kritika opozitës: S’kanë aspak koordinim ndërmjet tyre, mazhoranca e unifikuar në veprime!