Lajme

Mësohet emri i viktimës që humbi jetën në tunelin e Kalimashit

01/07/2022 22:05
nga:Y I

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrin në Tunelin e Kalimashit.

Si pasojë, një pasagjere e njërit mjet ka mbetur e vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasja Ediona Sala.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, një i vdekur dhe disa të lënduar