Një shofer i cili u kap duke vozitur në një rrugë rurale pranë Hastings – Zelandë e Re, me gati 200 km/h thotë se dënimi i tij ishte i tepruar, edhe pse ai po ecte më shpejt nga sa kishte regjistruar policia.
Sipas mediave të huaja, Timothy Brooks Holden u deklarua fajtor në Gjykatën e Qarkut Napier nëntorin e kaluar për një akuzë për gara në një rrugë publike.
Ai u dënua me 150 orë punë në komunitet dhe iu ndalua vozitja e veturës për 18 muaj.
Dhe ai apeloi në Gjykatën e Lartë se dënimi i tij ishte “dukshëm i tepruar”.
Holden ishte i gatshëm të bënte punën e komunitetit, por tha se ai duhej të humbiste patentë-shoferin e tij vetëm për 12 muaj.
Një radar policie e përcaktoi atë me 176 km/h, por Holden i tha Gjykatës së Lartë se ai “në fakt po shkonte 195 km/h, duke shpresuar të mposhtte makinën pranë tij”.