Lajme

Shoferi në Pejë gjobitet me 300 euro, për shkak se bllokoi dukshmërinë në rrugë

08/24/2023 13:07
nga:N K

Policia në Pejë e ka gjobitur një shofer me 300 euro, pasi i kishte vendosur disa kiste të lëngjeve në afërsi të rrugës.

Sipas Policisë ato kanë zvogëluar dukshmërinë e rrugës.

“Pas publikimit ne media tё video incizimit ku shihet se kundёrvajtёsi ka vendosur disa (Kiste tё langjeve) nё arfёsi tё rrugёs, tё cilat kanё zvogёluar dukshmёrinё e rruges. NJRKRR-Pejё, i ka shqiptuar gjobё prej treqind (300) euro kundёrvajtёsit”, thuhet në njoftimin e policisë.