Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin që ka ndodhur sonte në autobusin e linjës 4, raporton Gazeta Blic.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë ka thënë për Gazeta Blic se pas një mosmarrëveshje, shoferi i autobusit e ka kanosur me armë zjarri shoferin e një veture.
“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se palët janë shoqëruar në polici dhe arma është sekuestruar.
“Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Blic.
Arrestohet shoferi i autobusit të linjës 4, pas incidentit në Bregun e Diellit
Incident dhe fjalosje në autobusin e linjës 4 te Bregu i Diellit, dyshohet se u nxorën edhe armë


