Lajme

Shoferi futet “trup” në rreth, Policia e gjen dhe e dënon me 150 euro

09/07/2021 18:08
nga:M K

Ditë më parë, një shofer zgjodhi të mos respektojë rrethin dhe të futet shkurt në rrethrrotullimin në Smrekonicë.

Por, shoferi u kap nga kamera e qytetarëve, të cilët e raportuan në Polici.

Policia arriti ta gjejë shoferin dhe e gjobiti me 150 euro.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetareve.
Një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media sociale ditë më parë është publikuar një lajm për një automjet i cili e ka hyre në rrugë njëkahëshe duke mos respektuar rreth-rrotullimin në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, më saktësisht në fshatin Smrekonicë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.