Reagime të shumta janë bërë pas shkyçjes së bizneseve nga rrjeti elektrik që nga 16 gushti.
Deri tani janë energjia elektrike është shkyçur në 450 biznese.
Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur këtë drastike dhe të papranueshme.
Ai ka thënë se kjo rrezikon vendet e punës.
“Shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike është një masë drastike dhe e papranueshme që ndalon punën e ndërmarrjeve, krijon humbje të menjëhershme ekonomike dhe rrezikon vendet e punës”, ka thënë Lekaj për Gazeta Blic.
Sipas tij, efekti negativ i kësaj mase ndaj bizneseve do të jetë i menjëhershëm në ulje të prodhimit e ndërprerje të shërbimeve.
“Efekti do të ndjehet në ulje të prodhimit, ndërprerje të shërbimeve dhe të kontratave, si dhe ngadalësim të rritjes ekonomike të vendit në afat mesëm dhe të gjatë”, ka deklaruar Pal Lekaj./Gazeta Blic/
450 biznese të shkyçura nga rrjeti elektrik/ Rafuna: Do të shkatërrohen bizneset dhe prodhimi


