Lajme

Shkyçet një shtëpi nga shërbimi i ujësjellësit, pasi mbushte pishinën nga gypi ilegal

12/08/2023 11:53
nga:N K

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka njoftuar për aksionet rreth shkyçjes së konsumatorëve nga shërbimet e ujësjellësit me borxhe të mëdha, shkruan Gazeta Blic.

KRU ka bërë të ditur se aksioni shkyçjes ka vazhduar në Shtime, ku kanë hasur në një shtëpi e cila ka pasur një gyp pa ujëmatës, dhe të cilin e shfrytëzuar për mbushje të pishinës në rrugën “Brukseli”.

Postimi i plotë: