Lajme

Shkurtohen ditët e karantinimit për personat me COVID-19

01/08/2022 20:54
nga:Mergim Rreci

Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të shkurtohet koha e izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19, nga 14 ditw sa ishte, në 10.

Ndërkaq atyre që testi i del dy herë negativ, koha e izolimit u shkurtohet në shtatë ditë. Sipas IKShPK-së këta persona në ditën e gjashtë ose të shtatë mund të bëjnë testin për të parë nëse nuk rezultojnë pozitivë.

Personat të cilët kanë kontakt me dikë të infektuar, sipas IKShPK-së nuk kanë nevojë të karantinohen nëse i përkasin moshës mbi 18 vjeç dhe janë vaksinuar me tri doza dhe as ata që janë të moshës 12-17 vjeç e që janë të imunizuar me dy doza.

Edhe ata persona që janë testuar pozitivë më shumë se 90 ditë më parë dhe janë të vaksinuar me të dy dozat, nuk kanë nevojë për karantinim. Në këtë grup hyjnë edhe ata që brenda 90 ditët e fundit kanë kaluar COVID-in edhe nëse nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë.

‘Eskalon’ situata me Covid: 264 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit