Ekipi kosovar, FC Drita do të ballafaqohet me Aaraun të shtunën, në një ndeshje miqësore.
Drita dhe Aarau do të luajnë në Brugglifeld të shtunën, me 23 mars nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi zviceran ka njoftuar se para këtij dueli do të përformojë këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza, teksa në pushimin e pjesës së parë do ketë vallëzim nga asambli “Shota”.
Ja njoftimi i klubit zviceran:
“Muzikantja popullore Shkurte Fejza do të performojë para fillimit – dhe në pushimin e pjesës së parë, shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” do të japë një tjetër shfaqje kulturore në Brügglifeld”, shkruhet në njoftim.
Biletat për këtë ndeshje mund të blihen paraprakisht në internet – si dhe në të gjitha pikat e njohura të shitjes paraprake të Ticketcorner dhe gjatë orarit të rregullt të punës në zyrën e FCA në Brugglifeld.
/GazetaBlic Sport