Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë publikuar një projekt shumë të veçantë me titullin ‘’Amaneti i nanës’’.
Përmes vargjeve Gresa i këndon këngëve të nënës së saj, legjendës së muzikës shqiptare Shkurte Fejza, ndërsa së bashku i këndojnë shqiptarisë dhe flamurit kuq e zi.
Kënga u publikua në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës ndërsa dy artistet e kanë zbukuruar videoklipin duke u shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.