Sporti

Shkupi tenton befasinë dhe historinë sonte ndaj Dinamo Zagrebit

07/26/2022 08:55
nga:L J

Skuadra e Shkupit sonte do të përballet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Ekipi i Shkupit e mirëpret ekipin e Kroacisë, Dinamo Zagreb me fillim nga ora 21:00, në ndeshjen kthyese të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Maksimir” përfundoi me rezultatin 2:2, teksa sonte dy skuadrat kanë gjasa reale për kalimin tutje.

Trajneri i Shkupit, Seldoski dhe mbrojtësi Blerton Sheji potencuan se skuadra e tyre nuk i frikësohet kundërshtarit dhe është gati për gjithçka sonte.

GazetaBlic Sport do t’iu sjellë më të rejat nga vendi i ngjarjes nga ky duel.