Lajme

Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë, i shtati në botë

01/08/2025 15:37
nga:Y I

Edhe sot në mëngjes Shkupi ishte në mesin e 10 qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, raporton alsat.mk, transmeton klankosova.

Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 09:45 kryeqyteti i shtetit tonë fqinj është në vendin e shtatë në botë dhe është qyteti më i ndotur në Evropë.

Me vlerën e nivelit të grimcave të dëmshme PM prej 164 njësi, ajri në Shkup është në kategorinë e shënuar me ngjyrë të kuqe si ajër “i pashëndetshëm”.

Lista e qyteteve më të ndotura kryesohet nga Dhaka (197) në Bangladesh, Lahore (180) në Pakistan dhe Delhi në Indi (174).

Nga qytetet në Evropë, pas Shkupit, sipas ndotjes së ajrit, Sarajeva është në vendin e 35-të, Bukureshti në vendin e 36-të dhe kryeqyteti ynë Prishtina në vendin e 37-të.