Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi Shkumbin Demaliaj ka hapur parti të re, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foto me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, teksa ka thënë se ai do të jetë fituesi i ardhshëm.
Haradinaj ka thënë se shpreson që Demaliaj nuk do të zhgënjehet.
Postimi i tij i plotë:
Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj.


