Lajme

ShKShMK nis operacionin kërkimi për nxjerrjen e trupit të kosovarit që dyshohet se vdiq në Valbonë

07/26/2024 19:15
nga:Y I

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për alpinistin nga Kosova që dyshohet se ka vdekur në Valbonë.

Në njoftimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit thuhet se operacioni është i ndërlikuar, ndërsa për informata më të hollësishme do të ketë njoftime shtesë.

Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në zonën e Valbonës, ku siç shkruan TopChannel, ndërhyrja nga toka e ajri janë të pamundura për ta nxjerrë trupin.

Njoftimi i plotë:

Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në Valbonë