Lajme

Shkrumbohet gjatë natës një “Mercedes-Benz” në Vlorë, reagon policia

05/18/2022 08:12
nga:G B

Një makinë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë.

Sipas policisë  është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.

Deri më tani nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa policia sqaron se po punohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Njoftimi:

Vlorë –   Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.