Lajme

Shkrumbohet furgoni në Kukës, drejtuesi i mjetit del në kohë pa pësuar lëndime

02/15/2025 15:11
nga:Sh R

Një furgon është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Milot-Morinë.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është djegur plotësisht.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë pa marrë lëndime, sapo ka konstatuar tymin. Furgoni transportonte vegla muzikore.