Lajme

Shkrumbohen 2 banesa në Gramsh, 8 anëtarë të një familje mbeten në qiell të hapur

08/09/2022 08:06
nga:G B

Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në fshatin Kabash, Gramsh.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë pasi 8 anëtarët e familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur, raporton News24.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.