Lajme

“Shkruani Albinit” – Isa Mustafa flet për asistentin e Kurtit që u tall me gjendjen e tij shëndetësore

06/09/2023 14:22
nga:N M

Një veprim fort të pahijshëm e ka bërë sot asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri.

Ai është shfaqur me disa “paterica” në një fotografi, duke u tallur me gjendjen shëndetësore të ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Për më tepër, ai fotos së tij, ia ka bashkëngjitur edhe atë të Mustafës.

Në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar me ish-kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit, nuk ka pranuar të komentojë me këtë çështje, por ka aluduar se për këtë duhet të përgjigjet kryeministri Albin Kurti.

“Për këtë shkruani Albinit, jo mua. Nuk është ai këshilltari imi”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Beqiri, që punon në Qeveri dhe paguhat nga taksat e qytetarëve të Kosovës, në postimin e tij në Tëitter.

“Shkatërruesit e LDK-së”, ka shkruar ai.

Largohen autoblindat e policisë në Leposaviq (FOTO)