Lajme

Shkruan ‘ji i lumtur’ mbi vaktet e tyre, vogëlushi dhuron buzëqeshje për pacientët me COVID-19 në Indi

05/20/2021 11:06
nga:Y I

Përpjekjet e zemrës naive dhe të pastër të vogëlushit, i cili mundohet të shpërndajë pozitivitet në mënyrën e tij të veçantë për pacientët e COVID-19 në Indi, po ngroh zemrat e shikuesve.

Me një stilolaps dhe pak dashuri, djali i vogël kthen buzëqeshje në pavijonin e COVID-19, duke lënë mesazhin pozitiv mbi kutitë e ushqimit të secilit prej pacientëve, “Ji i lumtur”.

Fotoja e djalit teksa shkruan mbi kutitë e vakteve të pacientëve po bën xhiron e rrjetit.

Spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që India po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.

/Shqiptarja.com/