Sporti

Shkroi historinë me Zvicrën, kjo është deklarata e Petkovic pasi eliminoi Francën

06/29/2021 01:19
nga:Lorik J

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në çerekfinale pasi fitoi në penallti ndaj Francës.

90 minutat u mbyllën me rezultatin 3-3, ndërsa pas vazhdimeve nuk pati ndryshim të rezultatin, e në penallti Zvicra kaloi tutje me fitoren 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Vladimir Petkovic u shpreh tepër i lumtur për kalimin tutje.

“Ne bëmë ndryshime të vogla në lojën tonë në krahasim me ndeshjen me Turqinë. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që bëmë pas 120 minutash. Ne vendosëm çershinë mbi tortë në penallti”, tha Petkovic.

/GazetaBlic Sport