Reperi shqiptar, Lumi B, njihet si një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.
Lumi B është i martuar dhe baba i një djali, ku për jetën private flet shumë rrallë, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Robi plaket kur don vet’ ku ka zbuluar shumë nga njohja me gruan e tij.

Lumi zbuloi se me Mirandën është që nga mosha 20 vjeçare, ndërsa e ka njohur në një festë ku në fakt kishte shkuar për një tjetër femër.
Ndryshe, Lumi B është duke shijuar suksesin e këngës në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj, e cila për një kohë të shkurt u prit mirë nga publiku./GazetaBlic/


