Lajme

Shkon në shtatë numri i deputetëve që dalin kundër vendimit të Qeverisë, për ndaljen e pagave të grevistëve

10/04/2022 15:10
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka kërkuar që për shkak të situatës ekonomike të ekzekutohen pagat për punëtorët e arsimit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mësimdhënësve që ishin në grevë të mos iu ekzekutohen pagat – thonë se vendimin e mbështesin te Ligjit për Grevat.

E Agusholli thotë se ligjërisht vendimi është i drejtë, por kërkon që situata aktuale ekonomike të merret parasysh.

Rrjedhimisht ai kërkon që punëtorët e arsimit të premtojnë kompensimin e orëve të humbura deri në fund të vitit shkollor.

“Unë mendoj se si veprim ligjërisht është i drejtë, por a duhet të aplikohet, mendoj se jo, për shkak të situatës ekonomike, por në anën tjetër edhe mësimdhënësit duhet të japin premtimin që orët e humbura duhet të kompensohen”, ka thënë ai, për express.

Pos Agushollit edhe deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të VV-së si Haxhi Avdyli, Eman Rrahmani, Jeta Statovci e Alban Bajrami.

Ndërsa Sindikata e Arsimit nuk e ka përjashtuar mundësinë që greva të rikthehet për shkak të mosekzekutimit të pagave.

Çka po ndodh me Vetëvendosjen?! Shkon në gjashtë numri i deputetëve kundër vendimit të Albin Kurtit