Lajme

Shkon në pesë numri i të vdekurve nga tornado në Kinë

07/06/2024 13:24
nga:Y I

Pesë persona vdiqën dhe rreth 100 u lënduan kur një tornado përfshiu një qytet në Kinën lindore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Një video dramatike e postuar në mediat sociale tregonte se tornado dëmton çatitë e shtëpive dhe shkul pemët ndërsa mbetjet e tyre hidheshin në ajër.

Sipas Xinhua, 2 mijë e 820 shtëpi u dëmtuan nga tornado në Caiyuan, provincën Shangdong.