Sporti

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për sulmin ndaj Stivi Frashërit, të gjithë ndalohen në mbajtje prej 48 orësh!

04/03/2022 22:38
nga:L J

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për sulmin e sotëm ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së sotme në Superligën e Kosovës. Pas goditjeve që ai mori, Frashëri përfudoi në spital, ku u konstatua se kishte shtypje në kokë, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak çastesh, Policia e Gjilanit ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se numri i të arrestuarve në lidhje me këtë rast ka shkuar në 5.

“Arrestohen pesë persona të dyshuar lidhur me rastin pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, të ndodhur gjatë ndeshjes sportive të futbollit në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë. Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy nga të dyshimtit pas intervistimit në bazë të procedurav ligjore ndalen për 48 orë për Veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndermarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Gjilanit.

/GazetaBlic Sport