Lajme

Shkon në 59 numri i viktimave, 155 të lënduar nga tragjedia në Koçan

03/16/2025 12:27
nga:G B

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në rrjedh dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

 

Dalin pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona- brenda saj gjithçka shkrumb e hi

Tragjedia me 51 viktima në Koçan: Dhjetëra familjarë ende në pasiguri për fatin e fëmijëve, kërkojnë ndihmë në rrjete sociale